Albulena Haxhiu thot se VV është pro shkuarjes në zgjedhje të parakohshme

Albulena Haxhiu thot se VV është pro shkuarjes në zgjedhje të parakohshme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar se partia në pushtet është pro shkuarjes në zgjedhje, por sipas saj, kjo s’duhet të bëhet nëpërmjet shkarkimit të kryeministrit.

Ajo është shprehur se çfarëdo date e zgjedhjeve do të ishte në rregull.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, natyrisht se çfarëdo date është në rregull. Nëse duan zgjedhjet duhet në janar ose shkurt, 16 shkurti është data më e vonshme, datën do ta thotë kryeministri Kurti në takim me presidenten. Për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duhet të ndodhë ose shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja apo shpërndarja e Kuvendit. Ne japim japim përkrahjen e plotë, por s’duhet të shkojmë me dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Haxhiu në KTV.

CATEGORIES
Share This