Armë me silenciator, 85 predha dhe 9 uniforma policie, çfarë u gjet në banesën e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij

Armë me silenciator, 85 predha dhe 9 uniforma policie, çfarë u gjet në banesën e Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij

Armë me selenciator, predha, fishekë dhe uniforma policie janë gjetur në banesën e të shumë kërkuarit Ervis Martinaj dhe xhaxhallarëve të tij, Faik dhe Rakip Martinaj.

Kontrollet në banesat e tyre u kryen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale të Policisë së Shtetit, FNSH dhe RENEA, me urdhër të SPAK.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në koshere bletësh dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

2 armë zjarri automatike

1 silenciator

7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, për armë të lehta dhe të rënda

85 predha eksplozive,

1 thikë bajonetë

9 uniforma policie

7 jelekë multifunksionalë

11 kapele policie

2 radio policie

fenelina policie

maskë gome për fytyrën

dokumente të ndryshme.

Gjatë kontrollit nuk janë gjetur vlera monetare.

Provat materiale do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

CATEGORIES
Share This