Arrestimi i grupit të fajdexhinjve: Pamje kur FIT zhvillon aksionin për kapjen e tyre

Arrestimi i grupit të fajdexhinjve: Pamje kur FIT zhvillon aksionin për kapjen e tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në aksionin kundër fajdes, që u zhvillua në Prishtinë në Pejë.

Gjatë aksionit, Policia ka siguruar edhe dëshmi relevante për rastin, teksa të dyshuarit janë dërguar mnë mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Lidhur me operacionin policor, i njëjti ka vazhduar dhe në Prishtinë ku janë arrestuar edhe dy të dyshuar, tashmë numri i të arrestuarëve është gjithësej pesë.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje, Po ashtu, hetuesit policorë kanë konfiskuar edhe dëshmi relevante për rastin.”

Në njoftimin e Policisë janë bashkëngjitur edhe pamje nga aksioni i zhvilluar, ku shihet se si pjesëtarët e FIT-it prangosin të dyshuarit.

CATEGORIES
Share This