Arrestohet Donald Trump, pritet të dal para gjykatës federale në Miami

Arrestohet Donald Trump, pritet të dal para gjykatës federale në Miami

Donald Trump arrestohet nga zëvendës marshallët amerikanë tani që ka arritur në gjykatën federale në Miami.

Ish-presidentit amerikan nuk do t’i vendosen prangat, por do t’i merren në mënyrë elektronike shenjat e gishtave.

Ndihmësi dhe i bashkëpandehuri i tij, Walt Nauta, gjithashtu do të merret në paraburgim dhe do t’i merren shenjat e gishtërinjve, raporton cnn.

Trump (majta) dhe Nauta (djathtas)

Theksojmë se Trump nuk do të fotografohet si të burgosurit e tjerë pas arrestimit.

Prokurori i posaçëm, Jack Smith paditi politikanin republikan përmes 37 akuzave, duke pretenduar se Trump keqpërdori dokumentet e klasifikuara të sjella në vendpushimin e tij, Mar-a-Lago dhe u përfshi në një komplot për të penguar drejtësinë.

Ndryshe, ai u padit në fillim të këtij viti nga zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, New York, ku po akuzohet se kishte blerë heshtjen e yllit të filmave për të rritur, Stormy Daniels./Telegrafi

CATEGORIES
Share This