Atentati ndaj Trumpit, jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret të ShBA-së

Atentati ndaj Trumpit, jep dorëheqje shefja e Shërbimit Sekret të ShBA-së

Drejtoresha e Shërbimit Sekret të Shteteve të Bashkuara, Kimberly Cheatle, ka ofruar dorëheqjen e saj pas kritikave mbi këtë institucion lidhur me atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, raporton CNN-i.

Kjo lëvizje vjen pasi ligjvënësit dhe një monitorues i brendshëm qeveritar po avancojnë me hetime mbi mënyrën se si kjo agjenci e ka menaxhuar situatën e mbrojtjes së Trumpit gjatë fushatës së tij në Pensilvani.

Përmes një komunikate, presidenti Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill, thanë që ishin mirënjohës për shërbimin publik prej dekadash të Cheatlet.

Ndërkaq, Bideni ka thënë që një drejtor i ri i Shërbimit Sekret do të emërohet së shpejti, pasi ky ost nuk kërkon aprovimin nga Senati.

CATEGORIES
Share This