Avokati thotë se s’ka asnjë dëshmi kundër Veselit, ai nuk ishte në Kosovë në periudhën për të cilën akuzohet

Avokati thotë se s’ka asnjë dëshmi kundër Veselit, ai nuk ishte në Kosovë në periudhën për të cilën akuzohet

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në fjalën e tij hyrëse ka deklaruar se historia e trafikimit të organeve është mit.

Sipas avokatit Emmerson, gjatë 25 viteve nga përfundimi i luftës janë krijuar mite të shumta, si ajo e trafikimit të organeve.

“Nuk është për t’u habitur që lufta e vitit 1998 ka çuar një sasi të madhe të lindjes së miteve, gjatë këtyre 25 viteve, siç u përmend edhe miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta, që s’është e bazuar në fakte”, tha avokati i Veselit..

Ai tha se gjatë kësaj paraqitje do të shihen ngjarje që ja përmbysën jetën çdo familje të Kosovës.

Emmerson tutje ka thënë se Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi “që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje publike”.

Sipas tij, në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.

CATEGORIES
Share This