Bajqinovci: Drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT na qenkan të PDK-së dhe LDK-së

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT qenkan të PDK-së dhe LDK-së.

“Drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT qenkan të PDK-së dhe LDK-së”, ka shkruar shkurt ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka realizuar disa bastisje mëngjesin e sotëm në lokacione të ndryshme në Prishtinë, dhe ka arrestuar tre persona lidhur me keqpërdorime në rezervat e shtetit.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare

Në anën tjetër, MINT thotë se mirëpret hetimet e Prokurorisë Speciale dhe se janë të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore është bërë sipas ligjit.

Lidhur me këto zhvillime, ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari do të mbajë sot një konferencë për media në orën 18:00.

Në këtë konferencë, Hajdari pritet të flasë lidhur me arrestimet e fundit në MINT.

CATEGORIES
Share This