Bajqinovci: “Koha kur Vuçiqi kishte kontroll mbi veriun ka përfunduar…”

Bajqinovci: “Koha kur Vuçiqi kishte kontroll mbi veriun ka përfunduar…”

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci kërcënimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar si përpjekje për të ushtruar presion mbi QUINT-in me shpresën që presioni të kalojë te Kosova.

“Mirëpo koha kur Vuçiqi kishte ndikim mbi veriun e Kosovës ka përfunduar. Mbyllja e institucioneve ilegale serbe dhe forcimi i sundimit të ligjit në këtë pjesë të vendit, dëshmojnë qartë se Kosova është e pathyeshme në ruajtjen e integritetit të saj territorial dhe në ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në Facebook.

CATEGORIES
Share This