Balona 7 ditë në qiellin e SHBA-së, Kina shkarkon kreun e Shërbimit Meteorologjik

Balona 7 ditë në qiellin e SHBA-së, Kina shkarkon kreun e Shërbimit Meteorologjik

Kina ka pushuar nga puna kreun e Shërbimit Meteorologjik të vendit, Zhuang Quotai pas rrëzimit të një balone në hapësirën ajrore amerikane.

Po ashtu, Ministria e Jashtme e Kinës deklaroi ditën e sotme se rrëzimi i balonës mbi bazën bërthamore të Montanës të shtunën ishte “qartësisht një reagim i tepruar nga ana e Uashingtonit që shkel ligjin ndërkombëtar“.

https://twitter.com/LoveWorld_Peopl/status/1621987567070486529

Shkarkimi i kryemeteorologut Zhuang Quotai erdhi pasi balona që u rrëzua me avionë luftarakë, qëndroi prej shtatë ditësh në qiellin e SHBA-së.

CATEGORIES
Share This