Bekim Haxhiu nuk pendohet për deklaratën e tij, e përserit prap: “Kushdo që e vret një polic të Serbisë, e ka respektin tim”

Bekim Haxhiu nuk pendohet për deklaratën e tij, e përserit prap: “Kushdo që e vret një polic të Serbisë, e ka respektin tim”

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, nuk është tërhequr nga postimi i tij ku e lartësonte figurën e Faton Hajrizit.

Ai ka thënë se kushdo që e vret një polic të Serbisë, e ka respektin nga ai.

“Faton Hajrizi është shqiptari i parë që në Serbi e vret një polic serb. Krejt policët e Serbisë që kanë qenë në Kosovë, edhe ata tjerët që nuk janë vra e kanë bërë shumë masakra, kanë qenë në detyrë. Detyrë e policit të Serbisë ka qenë dhe mbetet vrasja e shqiptarëve. Serbia ende s’ka kërkuar falje për asnjë krim të kryer në Kosovë. Derisa nuk kanë kërkuar falje Vuçiqi e Daçiqi apo Serbia, kushdo që e vret një polic të kësaj Policie të Serbisë, kam respekt për të”, tha Haxhiu në RTV Dukagjini.

“Ata vinë në tokë tonë, na vrajnë policin tonë, dhe glorifikohen. Unë e kam thënë një të vërtetë. Ky djali ka pasur probleme në Kosovë, atje ka vra një polic. Ata nuk janë penduar për atë që kanë bërë në Kosovë. Policia e Serbisë edhe sot kërcënojnë që kanë me ardh në Kosovë me bo të njëjtën. Kam marrë kërcënime pas këtij postimi. E kam pasur të qartë rrugën time. Serbisë duhet me pushkë me iu përgjigj”, tha më tutje ai.

“Po flas për një polici që ka kryer masakra në Kosovë. Ata nuk janë penduar, e as nuk kanë kërkuar falje. E derisa ai nuk është penduar, e mbajnë me krenari atë, le të shkon kushdo në Skënderaj le ta sheh përmendoren e Leutrim Ahmetit, fëmijëve të vrarë nga këta policë, e pastaj e shohim a po glorifikohet Faton Hajrizi a Policia e Serbisë. Përderisa nuk kërkojnë falje, kushdo që e vret një polic të Serbisë unë kam respekt për të”, tha ai.

CATEGORIES
Share This