Berat Buzhala me akuza për FFK-në e lavdata për Muriqin e Zhegrovën: “Muriq u vlerësua me notën 10, kallxojuni hajnave të….”

Berat Buzhala me akuza për FFK-në e lavdata për Muriqin e Zhegrovën: “Muriq u vlerësua me notën 10, kallxojuni hajnave të….”

Gazetari Berat Buzhala, i njohur për kritikën e tij të mprehtë, ka bërë një postim plot ironi dhe lavdërime ndaj disa futbollistëve kosovarë, duke ngritur pyetje të forta për rolin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në postimin e tij, Buzhala lavdëroi portierin Aro Muric pas performancës së tij në ndeshjen mes Brighton dhe Ipswich, e cila përfundoi 0-0. “Aro është vlerësuar me notën 10. As mizat nuk i ka lënë të kalojnë kah golla. Po thonë i pijshëm ka qenë,” shkroi Buzhala me humor, duke theksuar performancën mbresëlënëse të Muric.

Por nuk përfundoi me kaq. Buzhala i dërgoi një mesazh të qartë Federatës: “Kallxojuni hajnave te Federatës se kundër kujt kanë lëshuar komunikatë. Gjithashtu, kallxojuni se roli i Federatës nuk është vetëm me vjedhë, po edhe me ditë me u sjellë me futbollistët, e mos me i trajtu si kundërshtarë.”

Ai gjithashtu vlerësoi lojtarin tjetër kosovar, Edon Zhegrova, për performancën e tij në Lille: “Zhegrova dje bëri një lojë fantastike. Goditi një shtyllë dhe krijoi disa raste.”

Buzhala në vazhdimësi ka pasur kritika mbi menaxhimin e Federatës dhe trajtimin e lojtarëve, duke e bërë të qartë se, futbollistët meritojnë më shumë mbështetje dhe respekt nga institucionet e sportit në vend.

CATEGORIES
Share This