Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është “afër”

Biden: Marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është “afër”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se beson se marrëveshja për lirimin e pengjeve në Gaza është afër mes raporteve të mediave për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit.

“Besoj se po”, u përgjigj Biden gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza është afër.

Megjithatë, Biden nuk dha detaje të mëtejshme, duke theksuar se “nuk është i përgatitur për të folur”.

Të shtunën, ‘Washington Post’ raportoi se Izraeli, SHBA-ja dhe Hamasi kanë ra dakord për një marrëveshje paraprake për të liruar dhjetëra pengje në këmbim të një pauze 5-ditore.

“Ne ende nuk kemi arritur një marrëveshje, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të arritur një marrëveshje”, shkroi në platformën sociale X zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

Të dielën, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman Al-Thani, tha se një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit është e afërt.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 pengje pas ofensivës ndërkufitare më 7 tetor. Grupi palestinez thotë se është gati të lirojë pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

CATEGORIES
Share This