Bideni shëtitet me biçikletë i rrethuar nga mbrojtja e afërt – s’mungojnë brohoritjet e mbështetësve

Bideni shëtitet me biçikletë i rrethuar nga mbrojtja e afërt – s’mungojnë brohoritjet e mbështetësve

Presidenti amerikan Joe Biden, është parë në një shëtitje me biçikletë pranë shtëpisë së tij në plazh në Delaware.

Ai po e kalonte fundjavën në plazhin Rehoboth me familjen e tij. Mbështetësit e 81-vjeçarit brohoritën kur ai kaloi pranë tyre.

Njeriu që aktualisht mbi supe e ka udhëheqjen e shtetit më të fuqishëm në botë, u rrethua nga agjentët e shërbimit sekret teksa po udhëtonte pranë Gordons Pond, raporton Euronews.com.

Bideni fillimisht ishte kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump, po ai u tërhoq nga kandidatura.

I moshuari, ia lëshoi vendin ish-presidentes të ShBA-së, Kamala Harrisit që ajo të bëjë përpjekje për ta mposhtur Trumpin në zgjedhjet e nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

CATEGORIES
Share This