Borell: “Denojmë ashpër sulmin brutal nga një bandë e armatosur kundër policies së Kosovës…”
Përfaqësuesi për politikë të jashte i Bashkkimit Europian Joseph Borell, në emër të BE-së ka dënuar sulmet e bandave të armatosura në veri ku mbeti i vrarë një policë dhe dy tjerë u plagosën.
Ky është postimi i Borell:
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.
Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë.
EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet kosovare dhe KFOR-in.
BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës.
The EU condemns in the strongest possible terms the hideous attack against Kosovo Police officers in Banjska/Banjskë in the north of Kosovo.
The responsible perpetrators must face justice. https://t.co/AU79eVg5Ix
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 24, 2023