Borelli përmendi dorëheqjen e kryetarëve, Elbert Krasniqi çon mesazh me një fotografi nga Leposaviqi

Borelli përmendi dorëheqjen e kryetarëve, Elbert Krasniqi çon mesazh me një fotografi nga Leposaviqi

Elbert Krasniqi, ministër i Administrimin të Pushtetit Lokal, ka postuar në Facebook një fotografi me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Hetemi tash e disa muaj është brenda Komunës së Leposaviqit.

Të enjten, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se mënyra më e lehtë për të shkuar komunat veriore në zgjedhje të jashtëzakonshme është dorëheqja e kryetarëve.

Në këtë mënyrë, Krasniqi dërgoi një mesazh përmes fotografisë me Lulzim Hetemin.

Përndryshe, takimi i nivelit të lartë në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka përfunduar pa rezultat.

CATEGORIES
Share This