Brenda pak orësh dy të plagosur në Prishtinë (Video)

Brenda pak orësh dy të plagosur në Prishtinë (Video)

Një tentim vrasje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së martës.

Një person është plagosur dhe është dërguar në spital, kurse Policia ka nisur hetimet.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Sot rreth orës 19:30  policia ka marrë informatën se me armë zjarri është plagosur një person,  i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka thënë Policia.

VIDEO nga vendi i ngjarjes afër Tregut

Ndërsa, për plagosjen në orën 22:40, Ahmeti tha “kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person”.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore, deri tani  është arrestuar një person i dyshuar”, shtoi ajo. /Ballkani.info

CATEGORIES
Share This