Buxheti i vitit 2024/ Vitia: Më i larti që i dedikohet shëndetësisë që nga paslufta
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në facebook ka treguar buxhetin e vitit 2024 për shëndetësinë është buxheti më i lartë që i dedikohet Shëndetësisë, që nga paslufta.
Vitia shtoi se në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, ndërsa ai vitit 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro.
Postimi i plotë:
Buxheti 2024 për shëndetësinë mbi 345 milionë euro
Ky është buxheti më i lartë që i dedikohet Shëndetësisë, që nga paslufta.
Në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, buxheti i 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro.
Për vitin e ardhshëm kemi buxhetuar:
Rritje të buxhetit për listën e barnat esenciale.
Rritje e buxhetit për investime kapitale në klinika e spitale.
Buxhet për specializime të reja.
Buxhet për nisjen e Sistemit informativ shëndetësor.
(Hapi I drejt sigurimeve shëndetësore)
Transformimi i shëndetësisë publike – Rrugë e gjatë por e pakthyeshme.