Chollet: Mezi presim që Suedia të bëhet anëtare e NATO-s
Këshilltari Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka folur me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Suedisë, Henrik Handerholm, ku tha se mezi presin që Suedia të bëhet anëtare e NATO-së, sa më shpejt të jetë e mundur.
Ai tha se anëtarësimi i Suedisë në NATO do ta forconte partneritetin mes vendeve.
“Demokracia e fortë, aftësitë ushtarake dhe përkushtimi i Suedisë për të mbështetur angazhimet që mbështesin Aleancën tonë do të forcojnë partneritetin tonë transatlantik”, ka shkruar Chollet.
Good conversation with Swedish NSA@hlanderholm. We look forward to welcoming Sweden to NATO as soon as possible. Sweden’s strong democracy, military capabilities, and dedication to upholding the commitments that underpin our Alliance will strengthen our transatlantic partnership.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) May 12, 2023