Çka e karakterizoi sot mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti?

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, me ç’rast u miratuan disa vendime, shkruan KosovaPost.

Njëra ndër vendimet e miratuara ishte lidhur me energjinë elektrike. Qeveria ka miratuar zgjatjen e masave për furnizimin me energji elektrike.

Theksojmë se e veçanta e mbledhjes së sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është se sot u mbajt mbledhja e parë për vitin 2023.

Kryeministri Kurti, uroi ministrat e kabinetit që gjithçka të shkojë mbarë në këtë vit, teksa theksoi se mbledhja e parë e vitit 2023 është mbledhja e 118-të

Tutje, kryeministri Kurti, shtoi se Qeveria po i afrohet përmbylljes së edhe një viti të qeverisjes./KosovaPost

CATEGORIES
Share This