Çka ndodhi gjatë intervistimit të policit Festim Ramadani, flet avokati

Çka ndodhi gjatë intervistimit të policit Festim Ramadani, flet avokati

Një 89-vjeçar është vrarë mbrëmë në oborrin e një salle dasmash në fshatin Bibaj të Ferizajt.

I dyshuar për këtë vepër është Festim Ramadani, zyrtar policor, i cili dyshohet se ka përdorur armën e tij zyrtare.

Për Insajderin ka folur avokati i policit, Arben Isufi. Ai ka thënë se është angazhuar sipas detyrës zyrtare.

“Jam i angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe mbrëmë gjatë intervisimit ai ka vendosur që të mbrohet në heshtje”, tha Isufi.

Më tutje ai ka thënë se motivet e vrasjes ende nuk dihen dhe rasti është në procedurë hetimore.

Deri tani janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin.

I dyshuari për vrasjen e 89-vjeçarit në Ferizaj, Festim Ramadani, është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh. Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ngjarja ndodhi rreth orës 19:30. Dyshohet se Ramadani, i cili nuk ishte në detyrë dhe nuk ishte pjesë e ahengut familjar, ka shtënë me armën e tij zyrtare në drejtim të viktimës, Sadri Sadriu, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas kryerjes së krimit, Ramadani është vetdorëzuar në stacionin policor të Ferizajt dhe ka dorëzuar armën e përdorur.

IPK ka njoftuar se ai është arrestuar, dhe Prokurori i Shtetit ka vendosur për ndalimin e tij për 48 orë për dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë”.

CATEGORIES
Share This