Çka po ndodh me Erdogan!? Pranoi Suedinë në NATO, tash takon edhe kryeministrin grek Mitsotakis, dikur i “fshiu emrin”

Çka po ndodh me Erdogan!? Pranoi Suedinë në NATO, tash takon edhe kryeministrin grek Mitsotakis, dikur i “fshiu emrin”

Tha se nuk do ta takonte kurrë dhe se për të nuk ekzistonte më, por Erdogan ndryshoi mendje në Samitin e NATO-s. Presidenti i Turqisë zhvilloi një bisedë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, në Vilnius të Lituanisë, të përqendruar kryesisht në përmirësimin e marrëdhënieve tepër të tensionuara.

“Shpresoj që nga ky takim të përfitojnë vendet tona”, njoftoi presidenti Erdogan në Twitter.

Mësohet se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord që të aktivizojnë kanale të ndryshme komunikimi. Tensionet mes dyja shteteve aleate në NATO janë të vazhdueshme për shkak të ishujve të kontestuar dhe për shfrytëzimin e burimeve natyrore nënujore.

Megjithatë grindja më e fundit ishte për shkak të ndërhyrjes së Greqisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke bllokuar shitjen e avionëve F-16 ndaj Turqisë.

CATEGORIES
Share This