Degradon Haxhiu! I quan Kurtin, Vuçiqin e Dodikun “vëllezër politikë”: Të rrethuar me ambicie dhe paranojë

Degradon Haxhiu! I quan Kurtin, Vuçiqin e Dodikun “vëllezër politikë”: Të rrethuar me ambicie dhe paranojë

Baton Haxhiu, analist dhe drejtor i “Albanian Post”, ka shkruar një artikull, në të cilin ka komentuar vizitën e shefit të CIA-së, William Burns, në Kosovë, Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.

Në këtë shkrim, Haxhiu ka pasur disa interepretime. Në një paragraf, Haxhiu i ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, si “vëllezër politik”.

“Aleksandar Vuçiç, Milorad Dodik dhe Albin Kurti, këta vëllezër politik, përpiqen të navigojnë mes dyerve të mbyllura të shërbimeve të inteligjencës, duke kërkuar marrëveshje të fshehta në vend të negociatave të hapura dhe institucionale” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Tutje, Haxhiu ka bërë edhe një pretendim tjetër. Sipas Haxhiut, Kurti, Vuçiqi dhe Dodiku janë të rrethuar me ambicie dhe paranojë.

“Të rrethuar nga ambicie dhe paranojë, duket se besojnë që fuqia reale nuk qëndron tek institucionet tjera demokratike, pos tek ato që operojnë në hije.

Ballkani gjithmonë ka qenë një terren pjellor për teori konspirative dhe ambicie të fshehta të liderëve që luajnë në sfondin e një politike komplekse dhe të trazuar. Figurave si Albin Kurti, Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik shpesh u atribuohet një prirje për të manipuluar me skenarët e errët të inteligjencës, duke parë çdo veprim diplomatik si një lojë të orkestruar nga forcat e fshehta” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

CATEGORIES
Share This