Deputetët e PD i vënë zjarrin karrigeve jashtë Kuvendit, flakët dalin jashtë kontrollit

Deputetët e PD i vënë zjarrin karrigeve jashtë Kuvendit, flakët dalin jashtë kontrollit

Deputetët e opozitës kanë nisur aksionin e tyre dhe këtë e kanë bërë që nga salla e Kuvendit, aty ku këtë të hënë mbahej seanca plenare.

Ata bllokuan fillimisht foltoren, ndërsa kryetarja Spiropali tentoi të vijonte normalisht agjendën. Deputeti Gazment Bardhi theu një karrige pranë foltores, ndërsa deputetët e tjerë kanë hedhur sende në drejtim të kryetares Spiropali.

Më pas, opozita nxori jashtë karriget e Kuvendit dhe i vuri flakën në hyrje të sallës, shkruan A2 CNN.

Ndërsa zjarri digjte karriget e Kuvendit, Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet, tha ai, e beri për t’u shmangur nga beteja.

“Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi, shkruan A2.

Ndërkohë, mes tensionit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka njoftuar vakancën e krijuar pas burgosjes së Ervin Salianjit. Në fjalën e saj, Spiropali tha se njoftimi duhet t’i bëhet KQZ. “Njoftoj vakancën për shkak të zbatimit penal të formës së prerë ndaj zotit Salianji dhe të bëhet njoftimi pranë KQZ”, tha Spiropali.

CATEGORIES
Share This