Deputeti gjerman reagon ashpër, pasi Escobar përmendi dy kushte tjera për Kosovën për anëtarësim në KiE

Deputeti gjerman reagon ashpër, pasi Escobar përmendi dy kushte tjera për Kosovën për anëtarësim në KiE

Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, i ka reaguar emisarit të SHBA-së, Gabriel Escobar, pasi ky i fundit ka thënë se janë edhe dy kushte të tjera për Kosovën që të pranohet në Këshillin e Evropës.

“Ne vlerësojmë shqetësimet e Escobar, por mund ta sigurojmë atë se Asambleja Parlamentare do të vendos në mënyrë të pavarur për kriteret e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”, ka thënë Abrahami i cili është edhe pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Deputeti gjerman ka thënë se “SHBA-ja s’do t’i përmbushte këto kritere “për shkak të dënimit me vdekje”

CATEGORIES
Share This