“Do të marr hakun…”, Luizi përlotet për Efin, publikohen pamjet
Nata e kaluar në prime-in e Big Brother Vip Albania nuk shkoi edhe aq mirë për ekipin më të komentuar: Luizi, Kiara dhe Efi.
Meqenëse Dea Mishel kishte mundësinë të dërgonte tre persona në nominim, ajo zgjodhi pikërisht ata.
Kësisoj, e nominuar nga gara mbeti Efi, diçka që i mërziti shumë publikun dhe banorët. Luizi i premtoi asaj duke e përshëndetur se “do ta marr hakun”.
Në rrjete sociale janë publikuar pamje të Luizit dhe Valbonës teksa e komentojnë largimin e Efit.
“Unë nji t’keqe e kam që kjaj një ditë me vonesë”, i tha Luizi Valbonës teksa ishte përlotur për largimin e Efit.