Dramë e vertetë në grupin E! Japonia dhe Spanja kalojnë tutje, Gjermania shkon në shtëpi!

Dramë e vertetë në grupin E! Japonia dhe Spanja kalojnë tutje, Gjermania shkon në shtëpi!

Japonia dhe Spanja janë dy kombëtaret e tjera që kanë arritur të kalojnë fazën e grupeve.

Japonezët mposhtën spanjollët 2:1, dhe bënë historinë duke kaluar tutje në fazën e 16 skuadrave më të mira.

Spanja përkundër disfatës, shkoi tutje, për shkak të golaverazhit të cilin e kishte më të mirë sesa të Gjermanisë, pasi të dy ekipet kishin piket e njëjta, pra me nga 4 pikë.

Në grupin E lider janë Japonia, teksa në fazën tjetër përballen me Kroacinë.

Kurse, Spanja si e dyta në grup do ballafaqohet me kombëtaren e Marokut.

Japoni – Kroaci zhvillohet të hënën (pesë dhjetor), me fillim nga ora 16:00.

Kurse Maroku – Spanja të martën (gjashtë dhjetor) nga ora 16:00.

CATEGORIES
Share This