Dronët Ukrainas godasin katër rezervuarë karburanti në Krime, videot tregojnë flakët masive që përshkuan objektet (Video)

Dronët Ukrainas godasin katër rezervuarë karburanti në Krime, videot tregojnë flakët masive që përshkuan objektet (Video)

Detaje të reja janë bërë të ditura për sulmin të dukshëm me dron në qytetin Sevastopol të Krimesë.

Guvernatori i zgjedhur nga Moska atje, Mikhail Razvozhaev, ka thënë se zjarri është ende aktiv, por nuk ka rrezik dhe askush nuk është lënduar.

“Katër rezervuarët e karburantit që u goditën, praktikisht janë djegur”, tha ai.

“Situata është nën kontroll, forcat dhe të gjitha mjetet e nevojshme janë të mjaftueshme”.

Videot të cilat po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë dëmin masiv që ka gllabëruar rezervuarët në Sevastopol.

Sipas këtyre pamjeve mund të shohim tymin e zi të dendur gjithashtu edhe flakët masive.

CATEGORIES
Share This