Duke luftuar në krah të rusëve, serbi 30-vjeçar vritet në Ukrainë

Duke luftuar në krah të rusëve, serbi 30-vjeçar vritet në Ukrainë

Strahinja Bjelica, serbi që vullnetarisht luftoi në krah të forcave ruse në Ukrainë, ka vdekur së fundi në fushën e betejës.

Burri 30-vjeçar nga Beogradi shpesh u dërgonte të afërmve fotografi dhe video nga fusha e betejës.

“Kemi ardhur për të mbrojtur Kosovën, por në Ukrainë”, ka thënë Strahinja në njërën nga videot, shkruan index.hr.

“Shikoni bandat. Shkojmë, punojmë. Njerëzit nuk dëshirojnë të qëndrojnë të qetë në shtëpi, duan të shkojnë në luftë”, thotë 30-vjeçari në vazhdimin e videos teksa filmon tre burra me veshje ushtarake që ecin para tij.

Pas vdekjes së Strahinjas, familja e tij ka publikuar fotografitë që ai u ka dërguar, në të cilat ai pozon me ushtarë të tjerë.

“Të qoftë i lehtë dheu o luftëtar, të ruajshin engjëjt pasi ne nuk ditëm. Babai të do”, ka shkruar babai i Strahinjas, Gavrilo në Facebook.

Ndryshe, pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në Beograd u mbajt seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. U diskutua edhe për pjesëmarrjen e qytetarëve serbë në luftë.

Qeveria më pas tha se të gjithë qytetarët që nuk respektojnë ligjin do të dënohen dhe që nga viti 2014, pjesëmarrja në një luftë të huaj, në Serbi cilësohet vepër penale dhe është e dënueshme deri në 10 vjet burg.

Mbi 300 qytetarë të Serbisë shkuan të luftojnë në anën e rusëve, sipas të dhënave nga Ambasada e Ukrainës në dhjetor të vitit 2018.

CATEGORIES
Share This