Durmishi është i bindur se ura mbi lumin Ibër do hapet

Durmishi është i bindur se ura mbi lumin Ibër do hapet

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se ura mbi urën Ibër do të hapet.

Durmishi tha se në urë tashmë po kryhen procedurat dhe pastaj do të jetë e gatshme për qarkullim të veturave.

“Kemi nisur me matjet gjeometrike, po i bëjmë testimet për ta konstatuar urën se a është stabile për qarkullim a jo. Për mua për atë se çfarë kam parë dhe di si inxhinier për mua kjo urë është stabile. Sot, përfundojnë testimet dhe presim raportin, besoj del pas dy-tri dite. Kur do të hapet ura nuk e di, por e di që ura do të hapet”, deklaroi Durmishi nga vendi i ngjarjes, ku po i përcjell nga afër punimet.

“Kemi koordinim me KFOR-in, me të gjithë në mënyrë që t’i përfundojmë të gjitha procedurat të cilat janë çështje teknike”, deklaroi ai.

CATEGORIES
Share This