E ndëshkuara nga Vuçiç flet me gjuhën e tij! Rada Trajkoviq propagandon për kinse spastrim etnik të serbëve në Kosovë
Rada Trajoviq ka folur sot me gjuhën e Aleksandar Vuçiqit, njeriut që e mbajti në disa raste të burgosur për shkak që është këshilltare në Qeverinë e Kosovës.
Trajkoviq e ka akuzuar Kosovën se ka kryer dy spastrime etnike ndaj serbëve.
“Ajo që shumë po harrojnë (përfshirë disa vëzhgues ndërkombëtarë) është se komuniteti serb i Kosovës ka përjetuar dy spastrime etnike (në 1999 dhe 2004) në të cilat u viktimizua edhe kleri ynë. Dhuna e vitit 2004 filloi në shpinë të dezinformatave. Deklaratat e pabaza kushtojnë jetë në Kosovë”, ka shkruar ajo.
What many are forgetting (some intl. observers included) is that Kosovo Serb community has experienced two ethnic cleansings (in 1999 & 2004) in which our clergy was also victimised. The 2004 pogrom started on the back of misinformation. Baseless statements cost lives in Kosovo. https://t.co/kWPRMWKZUh
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) July 5, 2023