E pritshme | Vuçiq akuzon Kurtin për nxitjen e sulmit terroristë në veri: Dy serbë u vranë me snajperë nga largësiaPresidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dalë para publikut serb, duke e arsyetuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.  “Një grup një grup të serbëve nga Kosova ka vendosu dy kamionë si barrikada në Banjskë në veri të Kosovës, më pas vjen Policia e Kosovës e cila tenton t’i largojë ato barrikada dhe aty vjen deri të ballafaqimi dhe aty vritet polici Afrim Bunjaku. Më pas mbyllen pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak”, tha ai fillimisht, transmeton Ballkani.info.  “Edhe pse kemi folur shumë herë edhe në Bruksel edhe në Nju Jork që mund të vije deri të kjo, pakkush ka besuar. Serbët nga Kosova nuk kanë mundur të përpijnë më terrorin e Kurtit. Nga momenti kur Kurti e ndërroi Gjuriqin si komandant, ka pasur sulme ndaj serbëve…”.  “Ka qenë vetëm momenti kur ata që policia po i maltretonte do të tentojnë që të bëjnë diçka për vete dhe për familjet e tyre. Nuk dua të arsyetojë vrasjen e policit shqiptar. Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Ka këtu një gjë të jashtëzakonshme, dhjetëra serbë ishin plotësisht të rrethuar, sigurisht kjo bashkë me forcat ndërkombëtare dhe është kryer sulm brutal ndaj tyre. Nuk e di pse KFOR-i nuk e ka bërë këtë dhe do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona, tre serbë janë konfirmuar të vdekur, dy janë vrarë nga snajperët nga largësia e madhe, dy janë rëndë të plagosur, ka edhe dyshime që edhe i katërti ka pësuar”, tha tutje ai.  Më pas Vuçiq duke tentuar të mashtrojë në sy publikun serb, ka treguar disa fotografi të shtëpive me plumba dhe një kamionetë, por e ka fshehur autoblindën e ngjashme me atë të ushtrisë serbe./Ballkani.info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka dalë para publikut serb, duke e arsyetuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Një grup një grup të serbëve nga Kosova ka vendosu dy kamionë si barrikada në Banjskë në veri të Kosovës, më pas vjen Policia e Kosovës e cila tenton t’i largojë ato barrikada dhe aty vjen deri të ballafaqimi dhe aty vritet polici Afrim Bunjaku. Më pas mbyllen pikat kufitare Jarinë dhe Bërnjak”, tha ai fillimisht, transmeton Ballkani.info.

“Edhe pse kemi folur shumë herë edhe në Bruksel edhe në Nju Jork që mund të vije deri të kjo, pakkush ka besuar. Serbët nga Kosova nuk kanë mundur të përpijnë më terrorin e Kurtit. Nga momenti kur Kurti e ndërroi Gjuriqin si komandant, ka pasur sulme ndaj serbëve…”.

“Ka qenë vetëm momenti kur ata që policia po i maltretonte do të tentojnë që të bëjnë diçka për vete dhe për familjet e tyre. Nuk dua të arsyetojë vrasjen e policit shqiptar. Kurti është organizatori kryesor i kaosit në Kosovë. Ka këtu një gjë të jashtëzakonshme, dhjetëra serbë ishin plotësisht të rrethuar, sigurisht kjo bashkë me forcat ndërkombëtare dhe është kryer sulm brutal ndaj tyre. Nuk e di pse KFOR-i nuk e ka bërë këtë dhe do të kishte më pak viktima. Sipas informacioneve tona, tre serbë janë konfirmuar të vdekur, dy janë vrarë nga snajperët nga largësia e madhe, dy janë rëndë të plagosur, ka edhe dyshime që edhe i katërti ka pësuar”, tha tutje ai.

Më pas Vuçiq duke tentuar të mashtrojë në sy publikun serb, ka treguar disa fotografi të shtëpive me plumba dhe një kamionetë, por e ka fshehur autoblindën e ngjashme me atë të ushtrisë serbe./Ballkani.info

CATEGORIES
Share This