E reja me veshje drogon të dashurin në takim, i vjedh $600 000 në ora e bixhuteri
Pas takimit me të njohurin e saj në barin ‘The Dirty Rabbit’ mbrëmjen e 8 majit, gruaja e paidentifikuar ishte ftuar në shtëpinë e shoqëruesit të saj në orët e vona, ku i kishte droguar pijen për të nisur serinë e grabitjes njoftonte policia.
I njohuri i grabitëses së paidentifikuar kishte humbur shpejt ndjenjat pas pijes së kontaminuar, me të dyshuarën që besohet se është rreth 30-vjeç sipas policisë.
Burri kishte telefonuar policinë kur ishte zgjuar mesditën e ardhshme teksa e njohura kishte zbrazur kasafortën e tij me bizhuteri dhe ishte larguar.
Mes objekteve me vlerë të humbura ishin një orë Rolex Daytona me diamante, si dhe një orë a Sky-Dweller Rolex. Burri thotë se i ishte vjedhur gjithashtu një zinxhir floriri, një byrzylyk Franco Gold, syze dielli Cartier dhe një unazë diamanti.