Edi Rama në Podcast tregon historinë nga rinia e tij: “Ja si tentuan të më vrisnin me çekiç në Lushnje”

Edi Rama në Podcast tregon historinë nga rinia e tij: “Ja si tentuan të më vrisnin me çekiç në Lushnje”

Sot është e shtunë, ditë kur edhe kryeministri Edi Rama nxjerr episodin e ri të podcastit të tij. Në këtë episod kishte ftuar biznesmenin Agim Xhindoli, me të cilin ndau kujtime nga rinia e tij në Lushnje. Pasi biznesmeni i tregoi herën e parë që e kishte parë në qytet, Rama kujtoi kohën kur punonte për pikturën që edhe sot ndodhet në Muzeun e qytetit, Toka Jonë.

PODCAST- Edi Rama tregon HISTORINË nga rinia e tij: Ja si tentuan të

Me detaje, Rama tregon sesi tentuan që ta vrisnin në Lushnje, duke i përmendur dhe emrin personit që donte ta ‘eliminonte’.

PJESË NGA BISEDA:

Agim Xhindoli: Në vitin ’87, kur keni bërë Muzeun e Lushnjes, në shkonim gjithmonë tek Blerimi që pinim kafe. Ne të rinjtë ju shikonim…ti ke qenë rebel, të shihnim si idhull. Ta them me sinqeritet.

Edi Rama: Më kujtohet kur kam ardhur në Lushnje për herën e parë. Ishte duke u ndërtuar Muzeu, e bashkë me Vladimir Myrtezain morëm porosi që të përshkuanim Shqipërinë e kohës së Zogut. Ishte mundësi që të kishim dorë të lirë se justifikoheshim me kohën e Zogut. Dy episode kam të paharrueshme; zbresim nga treni, futemi në hotel, nuk kishte ujë. Bie telefoni dhe thotë ‘ju pret poshtë i plotfuqishmi’. I thashë nuk kam asnjë takim me asnjë të plotfuqishëm dhe e mbyll telefonin. Pas pak bie dera. Hap derën shoh një personazh me kostum gri. Më thotë; atë mjekrrën do ta rruash vetë, apo do të ta rruajmë ne, gjatosh! Këtu është Lushnje tha nuk është Tiranë. Ke 30 min të rruhesh tha dhe të mos të të shkojë mendja të dalësh pa u rruajtur. I thashë nuk kam ujë. Shiko e bëj tha. I thashë do dal. Episodi tjetër ishte kur ne po bënim pikturën, na thoshim ç’është ky ka, jo po kjo, jo po ajo. Vendosën që të vinin veteranët që ta shihnin, meqë ata e kishin parë kohën e Zogut. Çfarë skene! Ishte njëri, një person që më ndiqte mua në Lushnje, me çekiç të mbështjellë në gazetë dhe thoshte: Unë atë do ta vras. Por unë kisha ëngjëllin tim mbrojtës, Gjergji Velon. Mblidhen veteranët, nga fundi i sallës lëshon ai çekiçin, bie tek piktura. Këto 2 episode mbaj mend nga Lushnja.

Më pas, biseda u zhvendos tek politika dhe tek emigrimi i të rinjve.

CATEGORIES
Share This