Eksperti britanik thotë se trupat ukrainase janë ‘të pajisura më mirë’ se rusët për dimër

Eksperti britanik thotë se trupat ukrainase janë ‘të pajisura më mirë’ se rusët për dimër

Analisti ushtarak dhe i mbrojtjes, profesor Michael Clarke ka folur për kushtet që po bëhen më të ftohta në terren në Ukrainë.

Dhe sipas tij, kjo është “java që ndryshon moti” për ushtarët nga të dyja palët.

“Tani do të shkojë katër ose pesë gradë nën zero për disa ditë. Toka do të ngrijë dhe do të qëndrojë e ngrirë”, ka thënë ai fillimisht për Sky News, përcjell Telegrafi.

“Kjo ka rëndësi për trupat. Ndërsa moti tani bëhet i ftohtë, kjo do të theksojë dallimin në cilësi midis trupave ruse dhe ukrainase”.

“Për të përballuar dimrin, trupat duhet të jenë të pajisura dhe të pajisura mirë, ato duhet të gjenden jashtë llogoreve në intervale të rregullta”.

“Besoj se ukrainasit do ta përballojnë më mirë se rusët, sepse tani janë më të pajisur dhe të motivuar për të vazhduar kursin”, ka vlerësuar ai.

“Shumë nga rusët janë tashmë të pakënaqur dhe nuk duan të jenë atje”, mendon ai.

Ai sugjeron gjithashtu se raportet se rusët përdorin raketa pa “kokat e tyre” – si një mashtrim i mundshëm – mund të jenë një shenjë “dëshpërimi” nga ana e tyre. /Telegrafi

CATEGORIES
Share This