Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifit në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifit në emision

Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të shkëlqyer me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2.

Mirëpo pas mbarimit të kësaj eksperience, dy ish-banorët duket se i kanë prishur marrëdhëniet, pasi kanë parë nga jashtë rrjedhojën e gjërave brenda shtëpisë.

Të ftuar së fundmi në emisionin “E diell”, dyshja kanë pasur një debat tejet të ashpër me njëri-tjetrin.

madje në një moment, Bledi ka eskaluar duke përdorur edhe fjalë banale në drejtim të Nitës, ndërkohë që moderatorët e programit janë munduar ta qetësojnë dhe t’i kërkojnë të bëjë kujdes me fjalorin.

I irrituar në lidhje me reagimet e Nitës, Bledi është shprehur se Nita tashmë duhet të rritet.

“Po unë që marr 30 kërcënime në orë nga Kosova, çfarë duhet të bëj. Po boll o se lam nam, Nita ik puno, lëri këto tani. E ta dish për nder… Na fal por na *** eksperiencat, masterat, gazetarinë. Ajo del çdo ditë në intervista, s’i kemi thënë gjë. Rritu o goce rritu”, ka thënë gazetari./Telegrafi

View this post on Instagram

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

CATEGORIES
Share This