Festa e Mirlind Dakut me shfaqjën e tatuazhit patriotik në krahëror e me sexhde dhe falenderim ndaj Zotit në fushë!

Festa e Mirlind Dakut me shfaqjën e tatuazhit patriotik në krahëror e me sexhde dhe falenderim ndaj Zotit në fushë!

Festa e Mirlind Dakut me tatuazhin në krahëror e me sexhde dhe falenderim ndaj Zotit në fushë!

Festimi i sulmuesit të kombëtarës shqiptare, Mirlind Daku, ka tërhequr shumë vëmendje dhe në rrjetet sociale po flitet vetëm për të. Ylli I kombëtarës I cili shënoi vetëm 30 sekonda pasi u fut në lojë, golin e festoi fillimisht duke hjekur ndrresën për të shfaqur tatuazhin e tij me emrin Katana, pseudonim I njërit ndër komandantet më të famshëm të UÇK-së Agim Ramadanit, e në fund të lojës i njëjti bëri sexhde duke falenderuar Zotin për mrekullinë që bëri.

Zhvillohej minuta e 62-të kur Ylber Ramadani harkon në zonë te Daku, i cili pranon topin bukur dhe me një gjuajtje me kthim shënoi për 2-0.

Duke e ditur dashurinë e tij e tij për ngjyrat e flamurit ai festoi si i çmendur duke zhveshur fanellën.

Ajo çfarë ra në sy ishte tatuazhi në shpinë, ku shihej guri i kufirit shqiptaro-shqiptar dhe emri i komandantit Agim Ramadanit – Katana.

Daku vjen nga Gjilani sikurse edhe Katana, një nga heronjtë e mëdhenj kombëtar të luftës së Kosovës.

Shqipëria pas kësaj fitoreje aktualisht ka 10 pikë, me tri fitore, një barazim dhe një humbje dhe është lider i grupit.

@albo.strellc @Mirlind Daku #mirlinddaku #shqiptaret #shqiptaretpershqiptaret #shqiptaretneperbote🇦🇱 #musliman #elhamdulillah #☝️☝️ ♬ son original – islam_mehdi

CATEGORIES
Share This