Foda: Rumania është skuadër e fortë por ne jemi përgatitur mirë që ta fitojmë këtë ndeshje

Foda: Rumania është skuadër e fortë por ne jemi përgatitur mirë që ta fitojmë këtë ndeshje

Kombëtarja e Kosovës në futboll, nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ do të ndeshet me Rumaninë në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve.

Trajneri i Dardanëve Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi në konferencën për media, janë shprehur optimist se Kombëtarja jonë do ta nis me fitore edicionit e ri në Ligën e Kombeve.

Foda thotë se skuadra e tij është përgatitur maksimalisht për sfidat e këtij sezoni në Ligën e Kombeve.

“Në radhë të parë siç e kam thënë edhe me herët miqësoret kanë përfunduar, nuk kemi kohë më provu dhe tash kemi shumë më shumë alternativa”, ka thënë Foda.

“Jemi përgatitur intensivisht që t’i fitojmë lojërat e ardhshme në Ligën e Kombeve”, ka theksuar ai.

Foda ka folur edhe për Elvis Rexhbeçajn, i cili për herë të parë nesër do të vesh fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Elvisi është një lojtar mesfushor, atë mund ta përdorim në pozicione të ndryshme. Është një lojtar agresive dhe do t’i sjell ekipit shumë të mira”, ka pohuar Foda.

Ai thotë se Rumani ka skuadër cilësorë, por strategu gjerman beson se Kosova do të marrë pikët e plota në duel me rumunët.

“Rumania është skuadër e fortë, kanë bërë paraqitje të mirë në Evropian, por besoj se ne jemi përgatitur mirë që ta fitojmë këtë ndeshje”, ka theksuar Foda./GazetaSinjaliSport

CATEGORIES
Share This