Gazetarët e parë të huaj hynë në Kherson, momemente plot emocion

Gazetarët e parë të huaj hynë në Kherson, momemente plot emocion

Korrespondenti anglez i Sky, Alex Rossi dhe ekipi i tij janë gazetarët e parë të huaj që arrijnë në Kherson që kur forcat ukrainase e çliruan atë, duke shënuar një “ditë historike” për Kievin dhe ndoshta përparimin më të rëndësishëm strategjik për vendin që nga fillimi i pushtimit rus.

Rossi u përshëndet nga turma civilësh euforikë ukrainas në periferi të qytetit, pas tërheqjes së trupave ruse.

Kështu, korrespondenti i SkyNews Alex Rossi publikoi video prekëse nga periferi dhe qendra e Kherson. Në pamjet, një turmë njerëzish me flamuj ukrainas shihen të gëzuar dhe duke qarë me lot gëzimi.

CATEGORIES
Share This