Gërvalla për mbylljen e Bërnjakut: Brenda territorit të Serbisë shqiptarët po seleksionohen në mënyrë fashiste – s’po i lënë të kalojnë

Gërvalla për mbylljen e Bërnjakut: Brenda territorit të Serbisë shqiptarët po seleksionohen në mënyrë fashiste – s’po i lënë të kalojnë

Për bllokimin e rrugëve në Serbi ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila thotë se pika kufitarë në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.

Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook thotë se brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë.

“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”, shkroi ajo në Facebook.

CATEGORIES
Share This