Gjakoset portieri në derbin e Melbournit, Valon Berisha në fushë

Gjakoset portieri në derbin e Melbournit, Valon Berisha në fushë

Ndeshja e rivalëve të mëdhenj në A-Leaguen australiane ndërmjet Melbourne Cityt dhe Melbourne Victorys, është ndërprerë në minutën e 21-të të shtunën pasi tifozët kanë hyrë në fushë dhe e kanë sulmuar portierin e Cityt, Tom Glover.

Videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale kanë treguar qartë se si një tifoz, me një kove të metaltë me substancë të bardhë, ka qëlluar në fytyrë portierin Glover, i cili u largua nga fusha i gjakosur.

Edhe gjyqtari i ndeshjes, Alex King, mbeti i lënduar dhe pati çarje në kokë, në të njëjtin incident.

Në këtë ballafaqim te Melbourne City, titullar ishte reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha. City ishte duke fituar 1:0 kur ndeshja u ndërpre.

Berisha nuk ishte i përfshirë në këtë incident, por ishte në fushën e lojës.

Federata e Futbollit të Australisë, në komunikatën e lëshuar pas këtij incidenti, ka thënë se do të jepen dënime shumë të rënda.

CATEGORIES
Share This