Gjermania me pako të madhe ushtarake për Ukrainën prej 2.7 miliardë eurosh

Gjermania me pako të madhe ushtarake për Ukrainën prej 2.7 miliardë eurosh

Gjermania është duke vazhduar mbështetjen financiare ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus nga viti i kaluar.

Gjermania do të sigurojë një paketë të re ndihme ushtarake prej 2,7 miliardë eurosh për Ukrainën, duke përfshirë 30 tanke Leopard, tha të shtunën shefi i shtabit të presidentit ukrainas, shkruan Reuters.

Në një postim në aplikacionin Telegram, Andriy Yermak tha se Berlini do të sigurojë gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore Iris-T, 20 transportues të blinduar të personelit Marder, 200 dronë zbulimi, 100 automjete të blinduara dhe një sasi të madhe municionesh.

CATEGORIES
Share This