Goli i Bajramit pas 23 sekondash “çmend” komentatorët turq dhe grekë në stadium. Videot virale në rrjetet sociale

Goli i Bajramit pas 23 sekondash “çmend” komentatorët turq dhe grekë në stadium. Videot virale në rrjetet sociale

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami shënoi pas vetëm 23 sekondash përballë Italisë, duke regjistruar kështu një rekord në historikun e kampionateve europiane si goli më i shpejtë i të gjitha kohërave.

Golit të tij nuk i janë gëzuar vetëm shqiptarët, por edhe komentatorët e vendeve fqinje që ndiqnin ndeshjen nga stadiumi i Dortmundit.

Videot e komentatorëve grekë dhe turq janë bërë tashmë virale në rrjetet sociale.

CATEGORIES
Share This