Gruaja e guximshme ndalon kamionin të shkaktojë ndonjë fatkeqësi të mundshme, pamjet bëhen virale

Gruaja e guximshme ndalon kamionin të shkaktojë ndonjë fatkeqësi të mundshme, pamjet bëhen virale

Një grua është vlerësuar si heroinë pasi ndaloi në mënyrë dramatike një kamion që të shkaktonte fatkeqësi të mundshme.

Incidenti, i regjistruar në CCTV, tregon se kamioni rrëshqet nga një platformë përpara se gruaja të hidhet me shpejtësi në ulësen e shoferit dhe ta ndalojë automjetin me frenin e dorës.

Bëhet e ditur se shpëtimi dramatik ndodhi teksa gruaja po kalonte.

Ndërsa dy burra të tjerë u përpoqën të ndalonin kamionin me dorë, mendimi i shpejtë i gruas parandaloi një aksident potencialisht katastrofik.

Siç raportohet, videoja e incidentit është bërë virale në rrjete sociale, me përdoruesit e rrjetit që lavdërojnë guximin e gruas.

“E gjithë merita i takon vetëm asaj vajze të guximshme. Ajo përdori sensin e saj në kohën e duhur”, komentoi një përdorues./Telegrafi

CATEGORIES
Share This