Hakerat publikojnë email-et e kreut të SHISH

Hakerat publikojnë email-et e kreut të SHISH

Hakerat kanë publikuar email-et e kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i radhës është bërë nga faqja Homeland Justice dhe vjen në vazhdën e publikimeve të mëhershme të të dhënave konfidenciale të sistemeve shqiptare.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në duart e hakerave janë mbi 500 emaile të dërguara dhe marra nga drejtori i SHISH. Në emial-et ka të dhëna kofidenciale.

Euronews Albania mëson se sulmi është i ngjashëm me hakerimin e mailet-ve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Që prej vitit 2021 Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

CATEGORIES
Share This