Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, këtu mund të aplikoni

Hapet thirrja për subvencionim të izolimit të shtëpive, këtu mund të aplikoni

Është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.

Kështu njofton ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo thotë se sipas parimit kush aplikon i pari shërbehet i pari, nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€ për të izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme.

Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/

Për të aplikuar vizitoni: www.ekosova.rks-gov.net

Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo!

CATEGORIES
Share This