Haradinaj: Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik, do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet

Haradinaj: Kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë do të trajtohet si armik, do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas intervistës së Ambasadorit të ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili tha se hapja e Urës së Ibrit mund të rrezikojë ushtarët amerikanë.

Haradinaj ka thënë se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë është kundër Kosovës, dhe “si armik i Kosovës do të trajtohet”.

“Prandaj, ose do të jetë në burg ose do të ikë e fshehet nga Kosova! Pavarësisht çfarë shtetësie ka dhe çfarë detyre ka, ai-ajo-ata do të ndëshkohen! P. S Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht!”, ka shkruar Haradinaj.

CATEGORIES
Share This