Hovenier në Ditën e Kushtetutës ndjehët krenar që Amerika mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka uruar Ditën e Kushtetutës.

Hovenier ka thënë se ndjehet krenar që mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës.

“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj…” Gëzuar Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

Në anën tjetër, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se mbetet detyrë dhe prioritet i përbashkët t’i respektojmë dhe zbatojmë vlerat kushtetuese

“Është detyrë e përbashkët, që nëpërmjet ruajtjes së sovranitetit, integritetit territorial, respektimit të vullnetit të popullit, garantimit të lirive qytetare pa dallim, t’i mbrojmë dhe avancojmë këto vlera, duke u bazuar gjithnjë në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës”, ka thënë Osmani.

CATEGORIES
Share This