Identifikimi i të dyshuarit dhe konfiskimi i tri radiolidhjeve – gjithçka nga shpërthimi në Ujman që trazoi pushuesit

Identifikimi i të dyshuarit dhe konfiskimi i tri radiolidhjeve – gjithçka nga shpërthimi në Ujman që trazoi pushuesit

Pasditen e së dielës, një shpërthim i një granate dore në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë dhe stabilitetin në veri të Kosovës.

Si rrjedhojë e këtij shpërthimi fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale në dy vetura njëra me targa vendore, ndërsa tjera amerikane.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë duke filluar hetimet dhe ka arritur të identifikojë një person të dyshuar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në Zubin Potok,  policia ka gjetur dhe sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër ndaj këtij akti.

Ai ka theksuar se “Serbia dhe qarqe të caktuara mike të saj nuk e dëshirojnë normalitetin e krijuar në atë pjesë të vendit tonë.”

Kurti shtoi se ky akt është një përpjekje për të destabilizuar situatën dhe për të krijuar tensione në rajon.

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet.

Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës.

Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme. Por, rrugë tjetër nuk ka. Sundimi i ligjit dhe rendi publik, siguria dhe paqja, janë vlera themeltare dhe interes i përbashkët i shoqërisë dhe qytetarëve bashkë me shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

CATEGORIES
Share This