Ish krerët e UÇK-së deklarahon plotësisht të pa fajshëm për krimet që prokuroria ua vë në barrë!
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Prokuroria e Specializuar ka nisur deklaratën hyrëse, ku ka lexuar pikën 176 dhe 177 të aktakuzës së plotësuar që flet për përgjegjësinë e tyre të dyshuar penale për pikat e aktakuzës.
Gjykatësi ka kërkuar nga të pandehurit që të deklarohen sërish për aktakuzën e plotësuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hashim Thaçi tha se “jam plotësisht i pafajshëm”.
Veseli u deklarua “tërësisht i pafajshëm”.
Selimi u shpreh se “jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”.
Ndërkaq, Krasniqi tha se nuk ka “asnjë lidhje me pikat e aktakuzës”.
“Nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, theksoi ai.