Izraeli vret të paktën 60 palestinezë në një shkollë të kthyer në strehimore në Gaza

Izraeli vret të paktën 60 palestinezë në një shkollë të kthyer në strehimore në Gaza

Dhjetëra njerëz janë vrarë në një sulm që synonte një strehë të kthyer në shkollë në qytetin e Gazës, thanë zyrtarët palestinezë shëndetësorë – pasi ushtria izraelite tha se kishte goditur një “qendër kontrolli tëit Hamas”.

Ambulanca dhe shërbimi i urgjencës i ministrisë palestineze të shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi tha se sulmi në shkollën Tabeen në qytetin qendror të Gazës vrau më shumë se 60 njerëz dhe plagosi 47, raportoi Associated Press.

Më herët agjencia e mbrojtjes civile të Gazës tha se palestinezët e zhvendosur po strehoheshin në një shkollë në lagjen al Daraj, shkruan skynews.

“Sulmet izraelite kishin në shënjestër njerëzit e zhvendosur gjatë faljes së namazit të sabahut, një çështje që dërgoi në një rritje të shpejtë të numrit të viktimave”, shtoi në një deklaratë zyra e mediave e qerisë së Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore “goditën një qendër komandimi dhe kontrolli që shërbente si strehë për terroristët dhe komandantët e Hamasit”.

“Forcat Ajrore izraelite goditën saktësisht terroristët e Hamasit që vepronin brenda një qendre komandimi dhe kontrolli të Hamasit në shkollën Al-Taba’een dhe që ndodhet ngjitur me një xhami në Daraj Tuffah, e cila shërben si strehë ër banorët e qytetit të Gazës”, shtua ata.

Izraeli është në luftë me Hamasin në Gaza që nga sulmi i grupit militant më 7 tetor, ku u masakruan 1200 njerëz në jug të Izraelit dhe 250 të tjerë u morën peng.

Që atëherë, Izraeli ka vrarë rreth 40 mijë palestinezë në Gaza, sipas shifrave të zyrtarëve shëndetësorë në enklavë, të cilët thonë se mijëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rënoja.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 477 nga 564 shkolla në Gaza janë goditur ose dëmtuar drejtpërdrejt në luftë që nga 6 korriku.

Në muajin qershor, një sulm izraelit në një shkollë që strehonte palestinezët e zhvendosur në Gazën qendrore vrau të pakën 33 njerëz, duke përfshirë 12 gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.

Më shumë se 1.9 milion të populsisë prej 2.3 milionëve të paraluftës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në Gaza, duke ikur vazhdimisht nëpër territore për t’i shpëtuar ofensivave.

Shumica prej tyre tani ndodhen në kampe të stërmbushura të çadrave në një zonë prej rreth 50 kilometra katrorë në bregun e Gazës.

CATEGORIES
Share This